|
Libri "Pse jemi kështu siç jemi?" i autorit Shefqet Jashari Strofci |
|
 Redaktor Arbër Ahmetaj Recensente Avdyl Gërvalla Gani Geci Lektor Fatmire Ahmetaj Kopërtina Fahredin Spahija Botues "Mërgimi" Prishtinë 2002 Shtypshkronja "Prograf" Prishtinë E drejta e botimit © Shefqet Jashari-Strofci 2002 Me përkushtimNexhmijes, kushërirës sime të parë që lindi e i rriti 12 fëmijë dhe gjithë nënave shqiptare anë e mbanë Shqipërisë etnike.Prezentimi i botimeve të reja:Në librin “Pse jemi kështu siç jemi?!” të autorit Shefqet Jashari- Strofci, që doli këto ditë nga shtypi mund të lexoni polemika, analiza dhe dëshmi të dhjetëvjetëshit të fundit, e që autori me anën e këtyre shkrimeve e theu mitin që kishin krijuar argatët dhe shërbëtorët e Nanosit në Kosovë, se nuk guxon njeri t’i qes në shesh tradhtitë e tyre, dhe një herit, shumë “patriotëve” iu çjerri maskat një herë e për gjithëmonë.Për të interesuarit po prezentojmë disa nga titujt e këtij libri:Hallet ’’Akademike’’ të Rexhep Qosjes. Rexhep Qosja - Ideologu i rrebelëve shqiptarë. Qosja, ky «engjëll rojtar i Revolucionit të vonuar demokratik». Qosja ia ka hallin edhe Milloshoviqit. A e mbrojti Qosja të vërtetën? Skenarët antishqiptare. Qosja, avokat i politikës antikombëtare të Qeverisë së Nanos. Qosja merr në mbrojtje spiunët greko-serb dhe kriminelët shqiptarë. Cila është «politika e vërtetë kombëtare» e Tiranës zyrtare? Pse nxitet përçarja?Krrokamat e LPK-së. Ta ndihmojmë UÇK-në. Kur sorra vesh pendlat e zogut. Në vend të përkujtimit të Ahmet Krasniqit. Pse dhe kush e vrau Ahmet Krasniqin? Letër e hapur mësuesëve të gjuhës shqipe në Zvicër.Fallsifikada e historisë. Të mos manipulohet me familjet e dëshmorëve. Pse po falsifokohet Beteja e Kosharës? Për hesap të kujtë dezinformon Naim Maloku. Rrustem Berisha falsifikon shumë të vërteta përkitazi me Betejen e Kosharës.Pse jemi kështu siç jemi? Sa të kërset pushka midis nesh, kurr i huaji prej qafe s’ka me na u hjekë.Cila ishte marrëveshtja mes PS-së Shqipërisë dhe LPK-së në Diasporë? Fillesat e organizimit të rezistencës së armatosur në Kosovë lidhen me emrat e Adem Jasharit, Salih Çekut dhe Zahir Pajazitit, e kurrsesi me atë të Xhavit Halitit. Pararoja staliniste i shkatrroi themelet e LRSHJ-së. Xhavit Haliti dhe LPK-ja falsifikojnë gjithshka për të përvehtësuar njësitë guerile të Republikës së Kosovës. Pse komunikata e parë për opinion e UÇK-së mbante numrin 7 e jo 1. Si u përvehtësuan nga LPK-ja njësitë guerile të Llapit? Pengesa të pafund për njësitë guerile që drejtonte Adem Jashari. Dalja në skenë e UÇK-së pa dijeninë e Ademit dhe Hamzës qe si një grusht shtet kundër komandant Adem Jasharit. Pse UÇK-ja nuk u bë ushtria më e fortë e Ballkanit? Qeveria e Kosovës nuk i kreu detyrat e veta.. Si u formua Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës? Përpjekjet e Ahmet Krasniqit për bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak të Kosovës. Me marrëveshtjen e Osllos, bëhej bashkimi i UÇK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes në një forcë të vetme të thirrur FARK. Si u arrijt deri tek formimi i FARK-ut?Bisedë pa dorëza me bajraktarët e farës ruse. Ju nuk e deshët bashkimin, ju e luftuat atë! Qentë le të lehin, karavani të ecë përpara. Bisedë pa dorëza me ’’trojkën’’:’’Kabashi-Cakiqi-Gjoshi’’. Bisedë pa dorëza me Xhavit Halitin, etj.
|