Home Autori
Disa fjal për autorin

Shefqet Jashari u lind më 15 maj 1944 në fshatin Strofc, komuna e Vushtrrisë. Përpos shkollës fillore dhe të mesmes e kryen edhe Shkollën e Lartë Pedagog­jike në Prishtinë (1968–70). Ka punuar mësues i Gjuhës dhe i Letërsisë shqipe në shkollën fillore “Liria” në Gurakuq (Gllavotin) dhe në Strofc (1970–1977). Gjatë vitit 1978/79 punon në Fabrikën e konfeksionit “Polet” të Vushtrrisë dhe në Elektroekonominë e Kosovës si përkthyes. Më 1964 dënohet me tri vjet burg nga Gjygji i Qarkut në Prishtinë si anëtar i organizatës së Adem Demaçit, ndërsa më 1980 dënohet me tetë vjet burg nga i njejti gjygj si veprimtar i Organizatës së Metush Krasniqit dhe Jusuf Gërvallës (LNÇKVSHJ-së). Në veren e vitit 1988, për t’i ikur izolimit dhe burgosjes largohet nga Kosova dhe gjenë punë si punëtor fizik në ndërrmarrjen ndërtimore “Bosna” në Zagreb. Ndërsa në janar të vitit 1990 detyrohet në mënyrë ilegale të kalon në Zvicër ku kërkoi strehim politik. Në shtator të vitit 1990 në La Chaux–de–Fonds - Zvicër, në qytetin ku jetonte, e hapi një klasë mësimi për nxënësit shqiptarë për mësimin e gjuhës shqipe, tri orë në javë. Më vonë u hap LAPSH–i në Zvicër, institucion arsimor i Republikës së Kosovës, të cilit Shefqeti iu bashkëngjit, dhe punoi tetë vite në Shkollen Shqipe të mësimit plotësues.
Në qershor të vitit 1998 caktohet nga Ahmet Krasniqi gazetar në Qendrën për Informim të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Tiranë. Edhe më tutje jeton dhe punon në Zvicër. Që nga viti 1994 merret me publistikë.

Avdyl Gërvalla